E konfirmuan më në fund: Jonida dhe Romeo puthen live në emision

  • 03 July 2019 - 09:39
E konfirmuan më në fund: Jonida dhe Romeo puthen live në emision

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të lajmeve se ata janë në një lidhje. Dyshja janë fotografuar shpesh në vende të njejta dhe madje pak ditë më parë u publikua një video ku çifti shfaqeshin duke kaluar momente romantike në pishina.

Të enjten në Tring fillon emisioni më i ri “3-shat” të cilin do e drejtojë Bora Zemani dhe binjakët Romeo dhe Donald Veshaj. Nga promo e emisionit është bërë e ditur se në puntatën e parë të emisionit do të jenë të ftuar Agron Llakaj dhe Jonida Maliqi. 

“Dashuria e vërtet është vetëm në përralla apo edhe në realitet?”, është pyetja që i drejton Bora Jonidës dhe menjëherë më pas jepet momenti kur Romeo dhe Jonida puthen para kamerave.

Image

(Kosova Sot Online)