Ky është urimi i Gencit për ditëlindjen e Eni Koçit

  • 05 July 2019 - 14:16
Ky është urimi i Gencit për ditëlindjen e Eni Koçit

Pak muaj më parë këngëtarja Eni Koçi dhe reperi Genc Prelvukaj pranuan publikisht lidhjen dhe madje Genci i propozoi dhe për martesë këngëtares së njohur.

Që nga ajo kohë ata kanë qenë të pandarë dhe vazhdimisht në rrjetet sociale kanë publikuar foto dhe video së bashku.

Dita e sotme është shumë e veçantë për Enin pasi ajo feston ditëlindjen.

Dy personat më të rëndësishëm të jetës së saj, motra Greta dhe partneri Genci e kanë uruar me fjalët më të ëmbla.

“Urime ditëlindjen Bella. E bukur në shpirt që i jep ngjyrë ditëve të mia. Edhe 100 të tjera të lumtura zemër”, ka shkruar Genci pranë një fotoje të Enit, ndërkohë që po ashtu Greta e ka uruar me një postim në Instastory.

'Gëzuar ditëlindjen e bukura ime, dashuria ime. Edhe 100 vite të lumtura e plot suksese”, ka shkruar Greta.

(Kosova Sot Online)