Ditë zie në familjen e Bleona Qeretit, këngëtarja humb njeriun më të shtrenjtë

  • 06 July 2019 - 12:01
Ditë zie në familjen e Bleona Qeretit, këngëtarja humb njeriun më të shtrenjtë

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti është shumë aktive në rrjetin social Instagram.  

Ajo ndan me ndjekësit e saj foto dhe video jo vetëm nga puna e saj si artiste por edhe nga jeta private.

Dhe ditën e sotme ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të hidhur.

Është ndarë nga jeta gjyshja e saj.

Këngëtarja ka publikuar disa foto me gjyshen e saj  në të cilat ka shkruajtur:

‘Gjyshja më e mirë në botë , do jesh gjithmonë në zëmrën time. U prehsh në paqe’.

(Kosova Sot Online)