Dua Lipa konfirmon lidhjen me Anwar?

  • 06 July 2019 - 17:50
Dua Lipa konfirmon lidhjen me Anwar?

Ka kohë që po flitet për një lidhje mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid.

Dua Lipa ka qenë në qendër të mediave rozë javët e fundit, prishtinasja mendohet se ka filluar një romancë me vëllain e modeleve Hadid.

Pas ndarjes nga kuzhinieri Isac Carew mediat filluan të shkruajnë për një lidhje me Anwar Hadid, e këto shkrime po duken se po dalin të vërteta pas një postimi të bërë nga 23 vjeçarja. 

Në fotografinë e publikuar në Instagram nga Dua edhe pse nuk shihet qartë fytyra e Anwar, nga tatuazhet në duar mund të vërejmë se është ai.

Këto zëra më të vërteta i bën edhe një fakt tjetër, orë më parë modelja Bella Hadid motra e Anwar ka filluar ta ndjekë bukuroshen shqiptare në rrjetin social Instagram.

Image

(Kosova Sot Online)