'Nuk jam pa gjë', Ingrit Gjoni flet për herë të parë për lidhjen

  • 07 July 2019 - 09:43
  'Nuk jam pa gjë', Ingrit Gjoni flet për herë të parë për lidhjen

Ingrit Gjoni mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe këngët e saj vazhdojnë të jenë hite, mirëpo prej vitesh jetën private po e ruan hermetike.

E ftuar në "Zonë e lirë", pas kaq shumë kohësh, Ingriti deklaroi se është aktualisht në një lidhje.

"U bë një kohë e gjatë që nuk përflitesh për asnjë lidhje. Pse po ndodh kjo gjë? Apo ngaqë tani e sheh veten vetëm si mami i Paridit?", e pyeti Çani.

"E shoh veten si mami i Paridit, por kjo nuk do të thotë se jam pa gjë. Tani jam në fazat që po bëj lekë dhe nuk po e vras mendjen për këtë gjë", u përgjigj Ingriti.

 

(Kosova Sot Online)