Mesazhe të koduara! Vetëm Noizy dhe Era Istrefi e dinë se për çfarë po flasin

  • 08 July 2019 - 11:25
Mesazhe të koduara! Vetëm Noizy dhe Era Istrefi e dinë se për çfarë po flasin

Ditët e fundit kanë qenë shumë të bukura për Era Istrefin.

Këngëtarja e talentuar shqiptare mbajti 2 koncerte, një në Tiranë e një Rusi, mirëpo gjithashtu festoi ditëlindjen e saj të 25-të në një festë ku mblodhi familjarët dhe miqtë e saj më të mirë.

Pas festës ajo publikuar disa foto me veshjen që kishte zgjedhur për ditëlindje dhe komentet ishin të shumta, por na ran ë sy komenti i Noizy-t.

"E din vet ti", i shkruan Noizy Erës, duke na bërë kuriozë për çfarë bëhet fjalë. Ndërsa Era ia kthen: "n'guçi".

Çfarë donin të thonin vallë? Kujtojmë që më parë Noizy i ka dedikuar një këngë Erës ku për të shprehet "E bukur si Era".

Image

(Kosova Sot Online)