“Herët qenke zgjuar sot”, Marina Vjollca zbulon se i është rikthyer punës

  • 09 korrik 2019 - 10:19
“Herët qenke zgjuar sot”, Marina Vjollca zbulon se i është rikthyer punës

Marina Vjollca prej një kohe të gjatë i ka munguar ekranit e televizionit. Kjo mungesë ngjalli aludime të ndryshme, ku disa thoshin se ka vendosur që të tërhiqej nga kjo punë, e të tjerë që mendonin se nuk e linte bashkëshorti i saj, Getoar Selimi.

Madje teksa ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, reperi i njohur u pyet në lidhje me këto dyshimi, ku ai u shpreh se mungesa e gjatë e Marinës në spektaklet televizive ishte se bashkëshortja është shumë përzgjedhëse.

Edhe pse u përfol se do të rikthehej me një talent show në “Klan Tv”, as këtë sezon moderatorja nuk u shfaq në ekran me ndonjë projekt.

Por mesa duket ajo do të rikthehet sërish në televizion. Marina ka publikuar së fundmi një fotografi ku zbulon se nuk është më me pushime.

Ajo ndodhet në shtëpi, Tiranë dhe krahas fotos shkruan: “A jeni ne shtepië‍ë apo plazh? #home #pijama”.

“Se harrova me të thënë: Mirëmëngjes! Si u gdhive? Herët qenke zgjuar sot”, i komenton me shaka një mikeshë e saj.

“Isha në punë o shpirt, tani u ndërrova. Më ka marrë malli o dashni”, i përgjigjet Marina.

(Kosova Sot Online)