Poza të nxehta? Shikojeni këtë video të Beatrix Ramosajt!

  • 10 korrik 2019 - 10:50
Poza të nxehta? Shikojeni këtë video të Beatrix Ramosajt!

Beatrix Ramosaj është një ndër këngëtaret më të talentuara dhe të dashura për publikun shqiptar dhe kosovar.

Ajo është shumë aktive në llogaritë e saj sociale duke ndarë me ndjekësit foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Gjatë muajve të fundit, ajo ka qenë shpesh në vëmendjen e mediave roze, një herë për sherrin mes kushërirës së saj Anxhelina Hadergjonaj dhe një herë për një lidhje që mund të kishte mes saj dhe reperit të njohur Escobar. 

Ajo ka nisur sezonin veror në plazh dhe Beatrix ka disa ditë që po ndan me ndjekësit foto dhe video provokative në llogarinë e saj të Instagram-it.

Së fundmi, pasi ka publikuar disa foto të realizuara në orët e vona të natës, aty ku edhe shfaqet provokative e veshur me rroba të zeza shumë sexy në plazh.

Po ashtu, ka vendosur t’i “çmendë” fansat e saj me një video e cila është bërë gjatë realizimit të disa prej pozave joshëse në plazh.

Përsa u përket projekteve muzikore, Beatrix ka kohë që nuk ka publikuar këngë, por gjithsesi ajo vazhdon ta shijojë sukesin e asaj të këngës “Pa ndjenjë”, në videoklipin e së cilës erdhi me skena të “nxehta”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj) on

(Kosova Sot Online)