Tomë Gashi demanton mediat zvicerane, thotë se ende është avokat i Loredana Zefit

  • 11 July 2019 - 12:44
Tomë Gashi demanton mediat zvicerane, thotë se ende është avokat i Loredana Zefit

Avokati Tomë Gashi ka kundërshtuar shkrimet e gazetës zvicerane 20min.ch, që raportuan se ai dhe avokati Artan Sadiku nuk e përfaqësojnë më reperen Loredana Zefi.

Sipas këtij mediumi, u përfol se kjo ka ndodhur për shkak të bllokimit të xhirollogarive, derisa reperja ka kërkuar për këtë avokat nga shteti.

Sipas 20 min, reperja shkruhet se do të udhëhiqet nga një avokat zviceran. Bëhet fjalë për Thomas Fingerhuth, i cili së fundmi edhe ka folur rreth rastit në të cilin është përfshirë Loredana Zefi, e cila po akuzohet nga një çift zviceran për mashtrim. 

“Unë mendoj se Loredana donte një avokat që nuk vjen nga i njëjti kanton dhe që ka distancë më shumë nga prokurori”, shpjegon ai, duke përshkruar bashkëpunimin me reperen si të mirë, shkruan 20min.ch, derisa Fingerhuth beson se padia kundër Loredanës do të ndalet.

“Unë do të bëjë gjithçka që mund të parandaloj Loredanën nga ndjekja penale dhe pres që të gjejë zgjidhje të tjera. Një procedurë penale gjithmonë do të thotë një barrë e madhe psikologjike”, tha ai.

Mirëpo, lidhur me këtë shkrim ka reaguar përmes Facebook-ut avokati Tomë Gashi.

Ai ka shkruar se pas interesimit të mediave, deklaron se ende është avokat i reperes.

“Për shkak të interesimit të madhë të mediave për t’u deklaruar për artistën më të njohur shqiptare të muzikës Repp, Loredana Zefi, unë ende jam avokat i saj”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)