Kida vjen më ndryshe në imazhet e reja

  • 12 korrik 2019 - 08:55
Kida vjen më ndryshe në imazhet e reja

Është njëra nga artistet shqiptare e cila pëlqehet mjaft shumë për stilin muzikor të saj.

Veç kësaj, ajo shquhet edhe për stilin e veshjes, ku thuajse gjithnjë befason fansat me paraqitjet që bën.

Fjala është për Orhidea Latifin e njohur për publikun si Kida, e cila vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe jo më kot.

E njëjta në llogarinë e saj personale, Instagram, së fundmi ka sjell disa fotografi të reja, teksa duket mjaft në formë dhe vjen me një stil më ndryshe.

“Përshëndetje”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e fansave të saj të shumtë nuk kanë munguar.

Kida është duke e shijuar suksesin e bashkëpunimit të fundit me Ermal Fejzullahun, projekti i të cilëve ka grumbulluar mbi 17 milionë shikime.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KIDA (@kida) on

(Kosova Sot Online)