Cardi B takohet me menaxherin shqiptar dhe shihni reagimin e saj kur merr vesh kuptimin e emrit në shqip!

  • 12 July 2019 - 09:36
Cardi B takohet me menaxherin shqiptar dhe shihni reagimin e saj kur merr vesh kuptimin e emrit në shqip!

Okej ose, siç do të thoshte Cardi B: Okurrr! Cardi B u takua me një menaxher shqiptar artistësh dhe biseda e tyre e shkurtër ishte një bekim për këdo s’ka qenë fort në humor sot. Pak orë më parë, Drini Zatriqi publikoi në Instagram një video me reperen e famshme, ku ajo mëson se çfarë kuptimi ka emri i saj në shqip.

“Jam këtu me shqiptarin… Po prit…”, thotë Cardi, “A nuk është kuptimi i emrit tim në shqip “d***”- tha ajo duke iu refeuar fjalës në anglisht për “penis”. Ata qeshin me të madhe dhe Cardi thotë: “Eeee, e shikon që e dija?” Drini Zatriqi jeton në New York, ku sipas bio-s në Instagram, është sipërmarrës. 

Në 2013-ën, ai u përfol në media pasi u shpreh se kënga “13” e Era Istrefit i dedikohet atij. Ai tha se numri 13 simbolizon datën kur kanë nisur të shkojnë në shtrat. Ata janë përfolur se kanë patur një lidhje, e cila nuk u konfirmua asnjëherë nga ana e këngëtares.

(Kosova Sot Online)