Linda Rei tregon se si e siguron jetën luksoze

  • 12 July 2019 - 14:04
Linda Rei tregon se si e siguron jetën luksoze

Linda Rei që me daljen e saj të parë publike në ekranin shqiptar e deri më sot, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar në media e rrjete sociale.

Pavarësisht se nuk është prezente ne ekranin shqiptar, është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për "Panorama Plus" ku ka zbuluar se si e siguron jetën që bën. 

“Mendoj që çdo njeri, nëse do vërtet diçka, mund ta bëjë. Unë si arrita? Vështirë të gjykosh diçka që ke, sepse si çdo gjë, kur e ke e arrin. Në momentin që e ke humb vlerën dhe është ndryshe si e shohin nga jashtë. Mund të jem hipokrite, dhe të them nga vetvetja ose nga inteligjenca, por e vërteta është që bukuria hap çdo derë dhe shemb çdo mur. E them këtë sepse meshkujt nuk rriten kurrë, mbeten fëmijë dhe sa shohin një lodër të re dhe më të bukur se atë që kanë, bëjnë çmos për ta pasur. Por të arrish jetën e përrallave ose të pushimeve në Saint-Tropez është kollaj. Vështirë është të dish si të mos bëhesh kurrë lodra e vjetër. Por këtu pastaj hyn në punë mençuria, që me muret që shemb bukuria, mençuria ndërton kalatë.”, ka treguar ajo.

(Kosova Sot Online)