Arbenita ia merr Instagramin Feros, shokohet nga ajo që gjen të mesazhet

  • 15 July 2019 - 11:51
Arbenita ia merr Instagramin Feros, shokohet nga ajo që gjen të mesazhet

Fero dhe Arbenita Ismajli janë kthyer në kryefjalën e showbiz-it shqiptar dhe gjithçka prej tyre përbën interes të madh për publikun.

Tashmë ata shihen kudo bashkë dhe në rrjete sociale nuk mungojnë fotot e dedikimet e shumta për njëri-tjetrin, duke i treguar botës se janë të dashuruar kokë e këmbë.

Mirëpo, fama bën të vetën dhe duket se fansat e Feros e kanë bezdisur Arbenitën.

Në fakt, mesazhet që ata i kanë dërguar Feros e kanë bezdisur modelen. 

Ajo ka publikuar në Instastoryn e saj një foto të njërës prej ndjekëseve të Feros dhe krahas fotos ka shkruar:

“Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim.”

Në një tjetër postim, Arbenita e ka kërcënuar publikisht vajzën në fjalë, duke e paralajmëruar të mos merret me të.

“Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”- shkruan Arbenita teksa shkel syrin.

Në fakt, vajza në fjalë është njëra prej konkurrenteve të “Miss Albania 2018”, e cila mesa duket është një fanse e zjarrtë e reperit Fero.

(Kosova Sot Online)