Tha se anuloi të gjithë koncertet për këtë verë! Loredana ndryshon mendje dhe ja ku do e shohim këngëtaren

  • 16 July 2019 - 08:27
Tha se anuloi të gjithë koncertet për këtë verë! Loredana ndryshon mendje dhe ja ku do e shohim këngëtaren

Prej javësh tashmë në media po shkruhet për Loredana Zefin dhe skemën e mashtrimit që thuhet se ajo ka bërë ndaj një çifti zvicerian.

Çdo ditë dalin fakte të reja lidhur me ngjarjen dhe mbi këngëtaren vazhdojnë të rëndojnë akuzat e rënda.

Kjo situatë ka ndikuar disi në karrierën e këngëtares, e cila pak kohë më parë njoftoi se do të anulonte koncertet e planifikuara për këtë verë.

Por duket se gjërat po marrin drejtim dhe këngëtarja i është rikthyer tregut muzikor.

Pak ditë më parë ajo publikoi projektin më të ri muzikor, i cili u prit mjaft mirë nga publiku dhe së fundmi mësohet se ajo do të rinisë koncertet e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur Mozik nëpërmjet një fotoje ku tregon datat e të gjithë koncerteve për këtë verë

Lista është shumë e gjatë dhe Loredana do të jetë në koncerte së bashku me Mozik dhe kunatin e saj, Getinjo.

Image

 

(Kosova Sot Online)