Djem kujdes me pamjet: Enca kundërpërgjigjet me skena super erotike

  • 16 July 2019 - 11:59
Djem kujdes me pamjet: Enca kundërpërgjigjet me skena super erotike

Pas bashkëpunimit me Muharrem Ahmetin, Enca ka gati këngën e radhës, një këngë të cilën e kishte njoftuar prej kohësh e që ka ardhur koha të publikohet.

Enca ka publikuar dje një video nga xhirimet e klipit, ku shfaqen vajza me rroba banje, disa të shtrira përtokë e të dehura dhe të tjera në shtrat. Video menjëherë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe komentet nga fansat kanë qenë të shumta. 

Madje, disa prej tyre e krahasojnë Encën me Dan Bilzerianin, personazhi amerikan i njohur për jetën luksoze dhe fotot me femra. Kënga e re e Encës mban titullin “Xheloz” dhe do të publikohet javës tjetër. Edhe pse nuk ka zbuluar shumë detaje rreth këtij projekti, Enca me anë të një shkrimi tregon për tematikën e këngës.

“Ti je xheloz në mua” ishte shkrimi, duke lënë të nënkuptohet se po bëhet fjalë për një xhelozi, e se kujt ia ka dedikuar këngëtarja Haxhia, mbetet të shihet.

(Kosova Sot Online)