Në ditën më speciale të Gencit, Eni zgjedh ta urojë kështu

  • 16 July 2019 - 12:02
Në ditën më speciale të Gencit, Eni zgjedh ta urojë kështu

Ditën e sotme, këngëtari i njohur, Genc Prelvukaj feston ditëlindjen e tij të 38-të. Midis shumë urimesh që kanë mbërritur në llogarinë në ‘Instagram’, nuk ka munguar as ai i partneres së tij, Eni Koçi. Me anë të një fotoje të publikuar në ‘Instastory’, këngëtarja i ka dedikuar fjalët më të ndjera të dashurit të saj.  “Jam e bekuar që të kam në jetën time. Gëzuar ditëlindjen dashuri. Vazhdo të jesh i mrekullueshëm”, ka shkruar Eni në foton ku dallohet Genci i buzëqeshur, bashkangjitur me një zemër të kuqe.

Kujtojmë se që prej momentit kur dyshja e bëri publike lidhjen e tyre, janë parë gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit në evente të ndryshme apo dhe në projekte muzikore. Me anë të postimeve të ndryshme në rrjete sociale, Eni ka treguar se një nga mbështetjet më të mëdha të saj në muzikë është Genci, i cili ndodhet gjithmonë pranë këngëtares në çdo koncert apo xhirim.

Image

(Kosova Sot Online)