Historia e dashurisë mes dy gangsterësh, Baby G ndahet nga i dashuri në mënyrë misterioze pas 5-muajsh

  • 16 korrik 2019 - 14:58
Historia e dashurisë mes dy gangsterësh, Baby G ndahet nga i dashuri në mënyrë misterioze pas 5-muajsh

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale në ditën e të dashuruarve, reperja e njohur Baby G zbuloi se ishte në një lidhje me një djalë të quajtur Lim Hoti, i cili ishte një artist i ri në tregun muzikor. Ajo shfaqej pranë partnerit të saj herë pas here, duke mos e fshehur në asnjë moment raportin e tyre. Çifti solli dhe një videoklip së bashku, me titull ‘Pretty Gangster’, që fliste për historinë e tyre të dashurisë.

Kënga u prit mirë nga publiku, megjithatë, duket se gjërat pas tij kanë ndryshuar dhe ndarja ka ndodhur shpesh dhe në mënyrë shumë misterioze. Sipas mediave, ata nuk ndiqen më në ‘Instagram’, dhe se Baby G i ka fshirë të gjitha postimet që ka pasur me djalin, për të cilin deklaroi se ndihej vërtet shumë e dashuruar në këto 5 muaj lidhjeje. Nuk dihet nëse kjo është vetëm një krizë në lidhjen e tyre apo një ndarje përfundimtare, por kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë reperja.

Ndërkohë, kujtimi që ata nuk do të mund ta fshijnë është klipi muzikor, që ata realizuan në ditët më të bukura të dashurisë. Skenat e klipit i ngjasonin një filmi romancë dhe aksion, pasi Baby G dhe Lim Hoti në këngën e Ervin Gonxhit me titull “Pretty gangster” rrëfenin dashurinë dy gansterëve si ata. Një histori dashurie kjo mes aksionit, krimit dhe adrenalinës që erdhi me një klip shumë artistik. Skenat e videoklipit u xhiruan në Paris, që është dhe qyteti i dashurisë.

Për bashkëpunimin në fjalë me të dashurin e zemrës, Baby G shprehej: “Është një këngë shumë e bukur. Herën e fundit kur kam qenë këtu në Why Not, kam thënë se nuk do bëj këngë dashurie, por bie në dashuri dhe fillon të pëlqesh gjëra të tjera. Edhe klipin e kemi bërë në Paris. Duket si film, jo si klip muzikor, por si një histori, jo vetëm për mua dhe Limin, por për çdo njeri që ka një “Ride or Die”, një “Pretty Gangsta”, u shpreh ajo në intervistë. 23- vjeçarja me origjinë nga Kukësi, por që jeton në Kosovë, Gordana Kingji, është e re në tregun muzikor me emrin Baby G.

Ajo ka jetuar në Londër me prindërit e saj, por puna e ka detyruar që të vijë dhe të jetojë në Kosovë. Që nga viti 2016, ajo ka publikuar klipe në bashkëpunim me Getinjon, Feron apo Besnik Qakën. Vetëm para dy javësh, Baby G publikoi videoklipin “Pretty Gangster” në bashkëpunim me të dashurin Lim Hoti, ndaj të gjithë janë habitur për rrethanat që i çuan në ndarje, pikërisht tani kur ata i merrnin ftesat çift për koncerte.

(Kosova Sot Online)