Landi i “WSF” feston ditëlindjen, Armiri e uron me shprehjen e njohur të Dr. Florit

  • 17 korrik 2019 - 10:51
Landi i “WSF” feston ditëlindjen, Armiri e uron me shprehjen e njohur të Dr. Florit

Roland Hysi ose i njohur nga të gjithë si Landi i grupit “West Side Family” ditën e sotme feston ditëlindjen. Në këtë ditë speciale nuk kanë munguar urimet e miqve dhe fansave të tij, por Landi ka veçuar njërin prej tyre. Miku i tij, tashmë prej më shumë se 20 vitesh, Armir Shahini i ka bërë një urim të veçantë në profilin në ‘Instagram’. Për këtë ditë Miri ka zgjedhur një shprehje të Dr. Florit, si për të kujtuar se miku i tyre i ndjerë do jetë gjithmonë me ta dhe se ata nuk kanë për ta harruar asnjëherë. “Gëzuar ditëlindjen vëllai im! ‘Jeta shkon, kështu është e kështu do jetë gjithmonë’ cit. Dr. Flori. Ne jemi bashkë tani dhe përgjithmonë”, ka shkruar Armiri në urimin për Landin.

Dy artistët kanë treguar se ata do të mbeten gjithmonë miq bashkë dhe do vazhdojnë të identifikohen si pjesë e “West Side Family”, pavarësisht se Dr. Flori mungon prej 5 vitesh. Kujtojmë se së fundmi Landi dhe Miri kanë publikuar si grup këngën e tyre “Marinela” në bashkëpunim me Eranda Libohovën. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Landi Hysi (@landifornia) on

(Kosova Sot Online)