Publikohet videoklipi i ri i Beyonce, gjithë vëmendjen e rrëmben Blue Ivy

  • 17 July 2019 - 10:53
Publikohet videoklipi i ri i Beyonce, gjithë vëmendjen e rrëmben Blue Ivy

Mbrëmjen e djeshme Beyonce publikoi videoklipin e këngës së saj më të re “Spirit”, që është kolonë zanore e filmit “Mbreti Luan”. Vetëm pak minuta pas publikimit videoja ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, për shkak te realizimit perfekt të saj. Në video Beyonce shfaqet duke kërcyer në shkretëtirë e rrethuar nga kërcimtarë të tjerë, të cilët kanë rolin e kafshëve në xhungël.

Por pjesa më e veçantë në të gjithë videon është fillimi, në të cilën shfaqet edhe vogëlushja e Beyonce, Blue Ivy. Vajza e këngëtares shihet e veshur njësoj si e ëma dhe afrohet për të qëndruar pranë saj. Blue mban në kokë një paruke të kuqe, duke u kombinuar me gjithë kërcimtarët e tjerë që qëndrojnë pas Beyonce.

Kjo nuk është hera e parë që vogëlushja shfaqet përkrah të ëmës për këtë film. Javën e kaluar gjatë premierës së “Mbretit Luan” në Los Angeles, Beyonce u shoqërua nga Blue në tapetin e kuq dhe të dyja ishin veshur pothuajse me të njëjtin kostum. 

Image

 

(Kosova Sot Online)