Arilena Ara merr urimin më të veçantë për ditëlindje nga menaxheri: Bashkë, përgjithmonë, vetëm

  • 17 korrik 2019 - 10:55
Arilena Ara merr urimin më të veçantë për ditëlindje nga menaxheri: Bashkë, përgjithmonë, vetëm

Ditën e sotme Arilena Ara feston 21-vjetorin e lindjes dhe sapo ora shënoi 00:00 në llogarinë e këngëtares nuk munguan urimet e shumta. Arilena ka marrë fjalët më të bukura nga motrat, por urimin më të veçantë ja ka bërë menaxheri i saj prej 8 vitesh, Popi Kola. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ dy foto përkrah këngëtares njërën nga koha kur Arilena ishte pjesë e “X Factor” dhe tjetrën të shkrepur këto ditë.

Bashkangjitur imazheve, Popi i ka bërë dhe një urim shumë të ndjerë mikes së tij. “Gëzuar ditëlindjen Kido! E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e lumturisë sime! 8 vite histori bashkë dhe 80 më shumë janë duke ardhur. ‘Bashkë, përgjithmonë, vetëm’, ka shkruar Popi në urimin e tij. Arilena e ka ripostuar në llogarinë e saj dhe përkrah urimit të menaxherit ka shkruar: “Çdo gjë”.

Ara dhe Kola njihen me njërin-tjetrin që nga koha kur Arilena filloi të hidhte hapat e parë në televizionin “Klan” dhe që prej atij momenti Popi ka qenë mbështetja më e madhe e këngëtares për në çdo projekt muzikor. Së fundmi ata të dy kanë udhëtuar bashkë drejt Amerikës për të realizuar një këngët të re, me të cilën Arilena do të marrë pjesë në “Festivalin e Këngës”. 

Image

 

 

(Kosova Sot Online)