Pas Linda Halimit, edhe Jonida Maliqi ankohet që nuk është paguar akoma për këngën që çoi në Eurosong

  • 17 July 2019 - 12:33
Pas Linda Halimit, edhe Jonida Maliqi ankohet që nuk është paguar akoma për këngën që çoi në Eurosong

Këtë vit këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi përfaqësoi Shqipërinë në ‘Eurovizion’ me këngën ‘Ktheju tokës’. Ajo dhuroi një interpretim me shumë emocion dhe u rendit e shtatëmbëdhjeta në natën finale.

Në një intervistë të fundit, të dhënë për emisionin “Treshat”, këngëtarja ka folur rreth eksperiencës në “Eurovision”, duke cituar faktin se RTSH mund të ketë ende detyrime ndaj saj.

“Me sa kam informacion, po, kënga fituese paguhet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr”, ka thënë Jonida Maliqi.

Kjo nuk është këngëtarja e vetme, që e ka akuzuar RTSH-në për borxh, njësoj ka vepruar edhe Linda Halimi.

(Kosova Sot Online)