Pas videos së Feros me fansen, reagon Arbenita dhe ka një lajm të keq!

  • 18 July 2019 - 09:13
Pas videos së Feros me fansen, reagon Arbenita dhe ka një lajm të keq!

Ishte fillim jave kur Arbenita Ismajli kërcënoi publikisht një fanse të të dashurit të saj, Feros, në Instastory-n e saj.

Modelja i publikoi fanses një foto, që ajo e ksihte dërguar në DM e reperit, duke e paralajmëruar publikisht të qëndronte larg Feros.

Vajza në fjalë nuk është e panjohur për publikun. Ajo quhet Serena Sula dhe ka marrë pjesë vitin e kaluar në “Miss Universe Albania”.

Sikur të mos mjaftonte fotoj a esaj, dje nisi të qarkullojë në media një video e Feros me fansen e tij, teksa ndodheshin në prapaskenën e njërit prej koncerteve të reperit.

Por çfarë bëri Arbenita pas kësaj?

Modelja reagoi në Instagram duke publikuar një deklaratë të Kylie Jenner pak ditë më parë, e cila shprehej:

“Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në median sociale është vetëm sipërfaqja”.

Më pas Arbenita dha një lajm të keq për Feron. Modelja do të largohet drejt SHBA-ve dhe dje ajo po mbushte të dhënat në aplikimin për vizë!

“SHBA po vij”, shkruan ajo.

Nuk e dimë nëse do të jetë një vizitë e përkohshme, apo Arbenita vërtet do të largohet përgjithmonë!

Image

(Kosova Sot Online)