Pak para ditëlindjes Afërdita Dreshaj merr dhuratën e parë të kushtueshme, ja si e ka surprizuar motra

  • 18 July 2019 - 12:32
Pak para ditëlindjes Afërdita Dreshaj merr dhuratën e parë të kushtueshme, ja si e ka surprizuar motra

Këngtëtarja e njohur,  Afërdita Dreshaj feston ditën e nesërme ditëlindjen e saj të 33-t, megjithatë duket se dhuratat e para kanë mbërritur herët në adresën e saj. Me anë të një ‘Instastory’ ajo ka zbuluar se motra e saj, Jehona ka vendosur t’i dhurojë një palë shapka të firmës ‘Hermes’.

“Dhurata e ditëlindjes erdhi shpejt. Faleminderit dashuria ime, zemra ime”, ka shkruar Dreshaj në fotot e publikuara ku dallohet kutia ‘Hermes’ dhe shapkat në ngjyrë të bardhë. Mesa duket kjo ditëlindje do të rezervojë shumë surpriza për Afërditën duke qenë se ka nisur pak më herët. Kujtojmë se prej kohësh artistja jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me partnerin, Jakub Kindl dhe familjen e saj. Me anë të postimeve të ndryshme Afërdita ka treguar herë pas here jetën luksoze që bën pranë më të dashurve të saj, duke shijuar çdo moment.

Image

 

(Kosova Sot Online)