Të ruash raportin me ish-in ashtu si Anxhelina, këngëtarja prezente në festën e mbesës së Fatmir Hysenbelliut

  • 18 July 2019 - 12:40
Të ruash raportin me ish-in ashtu si Anxhelina, këngëtarja prezente në festën e mbesës së Fatmir Hysenbelliut

Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu kanë qenë një ndër çiftet më simpatikë të estradës shqiptare. Dyshja i dha fund marrëdhënies së tyre disa vite më parë duke pohuar se shkak për këtë vendim ishte fakti se jetonin në dy vende të ndryshme. Megjithatë këngëtarja e njohur, Anxhelina ka treguar në daljet e saj publike në televizion se ruan një raport miqësor me ish-të dashurin e saj dhe këtë e kanë provuar dhe fotot e fundit në ‘Instagram’.

Mbrëmjen e kaluar, mbesa e biznesmenit, ka festuar ditëlindjen e saj në një festë të personalizuar në Durrës, pranë familjarëve dhe miqve më të afërt të familjes Hysenbelliu. Gjatë këtyre momenteve nuk ka munguar as prezenca e Anxhelinës, e cila është fotografuar teksa ka kaluar kohë me mbesën e Fatmirit.

Kujtojmë se po ashtu Fatmiri ka pohuar se gëzon një respekt të madh për Anxhelinën dhe familjen e saj.

Image
Image

 

(Kosova Sot Online)