Nuk do ta besoni, Luana Vjollca zbulon si dukej 10 dhe 20 vite më parë

  • 18 July 2019 - 18:36
Nuk do ta besoni, Luana Vjollca zbulon si dukej 10 dhe 20 vite më parë

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, i është rikthyer fuqishëm tregut muzikor, ku brenda një kohe të shkurtër ka publikuar disa bashkëpunime.

Projekti i saj më i fundit është “Yalla Habibi”, në bashkëpunim me Faydee, i cili u prit mjaft mirë nga fansat e saj.

Edhe pse karrierën muzikore e nisi me vonesë, duket se moderatorja e ka ditur gjithmonë se do të kishte një të ardhme të suksesshme në këtë fushë. 

Luana ka publikuar ditën e sotme një fotografi, ku janë të përmbledhura 3 imazhe në kohë të ndryshme, ku vërteton se e ka patur pasion ekranin.

Në fotot e përmbledhura në një të vetme, moderatoja shfaqet me mikrofon në dorë. Në njërën foto Luana shfaqet në mosën 7-vjeçare, në një tjetër kur ishte 17 dhe e fundit 27 vjeçe.

Image

(Kosova Sot Online)