Pas 6 muajsh ndarje, vajzat e njohura fotografohen të lumtura duke shkëmbyer puthje me njëra-tjetrën

  • 19 July 2019 - 08:02
Pas 6 muajsh ndarje, vajzat e njohura fotografohen të lumtura duke shkëmbyer puthje me njëra-tjetrën

Gjashtë muaj më parë Kristen Stewart dhe Stella Maxwell i dhanë fund lidhjes së tyre, por dy vajzat e njohura duket se tashmë janë rikthyer sërish në krahët e njëra-tjetrës. Aktorja dhe modelja e njohur janë parë duke shijuar të dyja disa momente të kaluara së bashku në një jaht në bregdetin italian. Ato të dyja kanë qenë bashkë me një grup miqsh dhe janë parë duke shkëmbyer disa puthje romantike me njëra-tjetrën.

Në fotografitë e publikuara nga “Daily Mail”, Stella shihej duke i hedhur dorën në qafë Kristen dhe dhuruar një puthje në buzë.

Dyshja e njohur qëndruan të lidhura për dy vite dhe në tetor të 2018-tës i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Pavarësisht se një pjesë janë kënaqur nga ky rikthim mes Kristen dhe Stella, disa të tjerë nuk janë aspak të lumtur. Fansat e Stewart dhe Robert Patinon pretendonin se ata të dy do të riktheheshin bashkë, madje mendonin se Kristen do të luante rolin e Catwoman në filimin “The Batman”, ku ish i dashuri i saj do të shfaqej si Dark Knight. 

Image

 

(Kosova Sot Online)