Kërkesa e motrave binjake simpatike, duan të kenë vetëm një burrë të dyja

  • 19 July 2019 - 12:47
Kërkesa e motrave binjake simpatike, duan të kenë vetëm një burrë të dyja

Dy motra binjake, nga Rusia, kanë ngjashmëri perfekte, dhe duken që janë shumë simpatike.

Ato janë të famshme në fushën e modelingut, dhe në Rusi i njohin të gjithë.

Ajo që po shkakton habit e fansat e tyre lidhet me faktin se ato janë në kërkim të një mashkulli të vetëm për ta pasur të dyja.

Dëshirën e tyre ato e kanë shprehur që në 2017-ën, por mesa duket ende nuk e kanë gjetur atë “idealin”, i cili përveçse duhet që t’i dojë të dyja njësoj, duhet të plotësojë edhe një kusht tjetër shumë të rëndësishëm, duhet të jetë i pasur.

Por derisa kërkesa e tyre të plotësohet, Adel dhe Alina Fakhteeva kanë vendosur që ta shfrytëzojnë sa më tepër famën që ato morën, kryesisht pas deklaratave për burrë të përbashkët, e të bëjnë sa më shumë para përmes botës së modelingut, aq sa ndoshta do të heqin dorë nga kushti që burri i përbashkët të jetë super i pasur. 

Image

 

(Kosova Sot Online)