Ndodhi! Mozzik ka gati super bashkëpunimin me reperin e njohur dhe i duket si ëndërr

  • 21 July 2019 - 09:22
Ndodhi! Mozzik ka gati super bashkëpunimin me reperin e njohur dhe i duket si ëndërr

Reperi Mozzik ka gati super bashkëpunimin e vitit!

Mjaft i emocionuar, ai ka lajmëruar se do të sjellë bashkëpunim me njërin nga emrat më të njohur të hip-hopit shqiptar, Unikkatil.

Vet Mozzik e ka dhënë lajmin në profilin e tij në Instagram ku shkruan se ëndrra iu bë realitet:

 “Humbën edhe shkronjat gati duke e postuar këtë foto. Po më në fund ndodhi kjo ëndërr e realizuar me mund e vullnet”, ka shkruar reperi.

Së fundi Unikkatil do të mbajë një prej koncerteve më të mëdha në qytetin e Mitrovicës me datë 27 korrik, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur nëse Mozzik do jetë pjesë e tij!

Kënga e tyre do të publikohet sot në orën 18:00.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

(Kosova Sot Online)