Kylie publikon momentet e veçanta nga pushimet, fansat e akuzojnë sërish për operacionet plastike

  • 21 July 2019 - 15:46
Kylie publikon momentet e veçanta nga pushimet, fansat e akuzojnë sërish për operacionet plastike

Kylie Jenner ka publikuar herë pas here foto në llogarinë në ‘Instagram’ nga momentet e pushimeve në ishujt ‘Turk&Caicos’ së bashku me mikeshat e saj. Megjithatë duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer ndjekësve të 21-vjeçares, të cilët kanë nisur të komentojnë negativisht në fotot e saj duke e akuzuar se ka përdorur ‘photoshop’ dhe se çdo gjë e ka arritur falë operacioneve plastike.

Ndonëse reagimet e ndjekësve të Jenner kanë qenë të shumta, ajo nuk ka replikuar me asnjë. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Kylie akuzohet nga fansat e saj për shkak të ndërhyrjeve të shumta plastike, të cilat i ka mohuar publikisht se i ka bërë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kylie ë (@kyliejenner) on

(Kosova Sot Online)