“Sa e shëmtuar je bërë”, Eni Koçi i kthehet ashpër ndjekëses: Çfarë e shtyn një femër…

  • 22 July 2019 - 12:05
“Sa e shëmtuar je bërë”, Eni Koçi i kthehet ashpër ndjekëses: Çfarë e shtyn një femër…

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, publikoi një ditë më parë një fotografi ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, Genc Prelvukaj.

Kjo foto mori mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku ndjekësit i komplimentuan si një çift i bukur. Por siç ndodh zakonisht me postimet e personazheve të njohur të ekranit, nuk mund të mungojnë as kritikat apo fyerjet.

Një ndjekëse e ka cilësuar këngëtaren “të shëmtuar” e kjo gjë i ka rënë në sy Enit, e cila nuk ka hezituar që t’i kthejë përgjigje dhe t’i mbyllë gojën personit që ka komentuar.

“Sa e shëmtuar je bërë”, është komenti që ka acaruar këngëtaren dhe që ndjekëses i është përgjigjur: “Nuk e di se çfarë e shtyn vallë një femër të bëjë një koment të tillë? Po më vjen habi sepse më paske edhe follow. Mund të më bësh edhe unfollow dhe pakënaqësitë mund t’i shfrysh në një tjetër profil meqë nuk paske punë tjetër për të bërë. Bye!”.

Image

 

 

Image

(Kosova Sot Online)