Bleona pjesë e filmit ‘Falco’, artistja shqiptare shpreh gjithë vlerësimin për Bes Kallakun

  • 22 July 2019 - 13:52
Bleona pjesë e filmit ‘Falco’, artistja shqiptare shpreh gjithë vlerësimin për Bes Kallakun

Një muaj më parë Bes Kallaku pohoi publikisht se shumë shpejt do të publikojë një projekt të tijin filmik, të cilit i është dedikuar dy vite me radhë. Filmi “Falco” do të ketë në qendër personazhin e mirënjohur të “Skifterit”, me të cilin Besi identifikohet prej vitesh tashmë. Ky film do të jetë i zhanrit komedi dhe në të do të luajnë disa nga aktorët më të njohur në vend, si dhe artistja Bleona Qereti. Nuk dihet se çfarë roli do të ketë Bleona në këtë film, por me siguri do të zërë një vend të rëndësishëm. Pavarësisht se Qereti ka pasur fatin të luajë edhe përkrah yjeve të ‘Hollywood-it’ duket se këtë projekt filmik ajo e ka shijuar vërtetë shumë.

Bleona ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi me gjithë stafin dhe përkrah saj ka shkruar: “Faleminderit Bes Kallaku që më bëre të njoh një dimension komplet tjetër tëndin si artist. Një skenar i jashtëzakonshëm të cilit nuk mund t’i thosha “JO!”. “Falco” – një pasqyrim i frikshëm i realitetit shqiptar, po sigurisht i servirur me nota të larta humoristike në versionin komedi për publikun. Faleminderit të gjithë stafit të mrekullueshëm të “Falco” për këtë eksperiencë kaq të bukur. Ju dua Bleona”.

Këngëtarja shqiptare ka eksperiencë edhe në aktrim, sepse më herët ajo ka luajtur në disa filma dhe seriale televizive si “True Justice”, “Dead Trigger”, “211”, “Paper Empire”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bleona (@bleona) on

(Kosova Sot Online)