Ilda Bejleri tregon nga i ka të ardhurat për jetën luksoze dhe pse mban këmbët hapur

  • 22 July 2019 - 14:17
Ilda Bejleri tregon nga i ka të ardhurat për jetën luksoze dhe pse mban këmbët hapur

Ilda Bejleri ka udhëtuar pak orë më parë me avion privat drejt ishullit Mykonos në Greqi dhe, momente nga udhëtimi dhe qëndirmi atje i ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Gazetarja sportive ka pasur edhe një komunikim me ndjekësit e saj dhe i është përgjigjur disa pyetjeve që i kanë bërë ata në Story, ndër të cilat ra në sy njëra prej tyre.

“Si arrin të blesh Rolex me rrogë gazetarie” e pyet një ndjekës duke e bërë Bejlerin t’i përgjigjet dhe të shpjegohet për herë të parë.

Mbi një foto me bikini ndërsa në duar mban orën Rolex dhe një byzylyk Cartier, mjaftueshëm të shtrenjtë, 29-vjeçarja ka sqaruar kështu se nga i vijnë të ardhurat për jetën luksoze që bën.

“Fakti që jam gazetare dhe padiskutim që paguhem shumë mirë nuk do të thotë se nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje ‘tironce’ shumë e njohur e me tradita”, shkruan Ilda.

Ajo është një nga moderatoret sportive më të përfolura në median rozë. Ilda Bejleri nuk lë rast pa provokuar në rrjetet sociale dhe në rrjetet sociale nuk mungojnë kometet për të, ku mes të cilave ka dhe kritika. Ndërkohë ajo është treguar e hapur për pyetje nga fansat e saj, ku një prej tyre i drejtohet enkas për pozën e saj të preferuar në fotot e postuara.

“Pse i mban këmbët hapur në çdo foto që poston?“-i ka shkruar ai, i cili ka marrë një përgjigje që s’mund t’i vinte veçse nga një moderatore sportive. “T’ia bëjmë dhe CR7-ës këtë pyetje?”– i është kthyer Ilda.

(Kosova Sot Online)