Oh jo! Në koncertin e përbashkët, Noizy thumbon publikisht Luanën për Getoarin

  • 22 July 2019 - 14:34
Oh jo! Në koncertin e përbashkët, Noizy thumbon publikisht Luanën për Getoarin

Luana Vjollca dhe Noizy ndodheshin së bashku gjatë një koncerti në Gjakovë këtë fundjavë, ku kanë performuar në të njëjtën skenë dhe të gjithë e kanë ndjerë tensionin mes tyre.

Siç dihet prej kohësh, Noizy dhe Getoar Selimi nuk kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe këtë Noizy e ka treguar edhe gjatë perforamcës së tij.

Teksa bëhej gati të këndonte hitin e tij “Jena mbretër”, reperi ka marrë mikrofonin dhe ka thumbuar Luanën dhe Getoarin, duke i thënë këngëtares: “Bëji të fala kunatit.”

Pas këtyre fjalëve, ai ka nisur të qeshë dhe është bërë gati të këndojë këngën, ndërsa video e reperit po bën xhiron e rrjetit.

Pavarësisht thumbimit të Noizyt, Luana ka zgjedhur të mos reagojë në lidhje me situatën e krijuar në Gjakovë.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Noizy lançoi këngën e tij të re “S’kan besu”, ndërsa Luana po shijon prej një jave suksesin e bashkëpunimit me Faydee, “Yalla Habibi”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hip Hop Shqip (@hip.hop.shqip_) on

(Kosova Sot Online)