Një foto e vajzës së Kim bën që gjithë rrjeti të vlojë nga komentet negative, çfarë ndodhi me North?

  • 23 July 2019 - 11:26
Një foto e vajzës së Kim bën që gjithë rrjeti të vlojë nga komentet negative, çfarë ndodhi me North?

Ditën e djeshme Kirs Jenner publikoi disa foto të familjes së saj të cilat ngjallën shumë diskutime në rrjet. Kjo për shkak se në një prej tyre, mbesa e saj 6-vjeçare, North West shfaqej me një ‘pirsing’ në hundë. Menjëherë pas këtij momenti ndjekësit e klanit ‘Kardashian-Jenner’ kanë reaguar dhe kanë lënë komente të shumta negative ndaj Kriss dhe Kim, të cilat sipas tyre kishin lejuar të voglën të vendoste ‘pirsing’ në hundë.

Megjithatë Kim vendosi të mos i përgjigjej direkt fansave, por publikoi në ‘Instastory’ disa pamje për t’i treguar të gjithëve se unaza ishte fallco dhe se North nuk ka mbajtur një unazë të vërtetë në hundë. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që fansat i kundërvihen pjesëtarëve të familjes së famshme për shkak të vendimeve të ndryshme që ata kanë marrë herë pas here lidhur me jetën e tyre.

Image

(Kosova Sot Online)