Sipas të famshmeve shqiptare, një kostum të tillë banje duhet ta keni patjetër këtë verë

  • 23 July 2019 - 11:29
Sipas të famshmeve shqiptare, një kostum të tillë banje duhet ta keni patjetër këtë verë

Jemi zyrtarisht në periudhën më të nxehtë të verës dhe Instagrami po shpërthen nga fotot e plazhit.

Njerëz të famshëm ose jo, kanë zgjedhur detin si shpëtimtarin më të mirë dhe si për zili publikojnë në rrjetet sociale foto nga vendi ku ndodhen apo edhe trupin e tyre të nxirë nga dielli.

Sigurisht që në verë detaji tek i cili të shkojnë menjëherë sytë janë rrobat e banjos që kanë veshur dhe ne kemi vënë re se të famshmet shqiptare kanë një dobësi për bikinit me një krah.

Nga fotot që kanë publikuar në rrjetet sociale duket se ato janë shumë të përshtatshme dhe të tregojnë shumë ‘in’.

Ngjyrat jua kemi lënë t’i zgjidhni sipas dëshirës, ndërkohë hidhjuni një sy dizajnëve që kanë zgjedhur të famshmet shqiptare nga Lori Hoxha, Armina Mevlani e Arilena Ara.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)