Dublanti i Vin Diesel në koma pasi po xhironte një skenë të rrezikshme për “Fast and Furious“

  • 23 July 2019 - 11:34
Dublanti i Vin Diesel në koma pasi po xhironte një skenë të rrezikshme për “Fast and Furious“

Ashtu siç është njoftuara edhe më herët “Fast and Furious “ ka nisur xhirimet për serinë e nëntë të filmit dhe aktorët janë zhvendosur për në Leavesden.

Teksa po xhironin një skenë të vështirë, dublanti i Vin Diesel ka pësuar një aksident të rëndë dhe momentalisht ndodhet në koma.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, teksa Joe Watts po xhironte një hedhje nga 30ft lartësi.

Ai ka rënë në kokë dhe pasi atij momenti nuk është përmendur më.

Ekipi i xhirimeve ka shprehur keqardhjen dhe thuhet se Diesel ka shpërthyer në lot kur e ka parë dublantin e tij në atë gjendje.

Joe Watts është i njohur në Hollywood, pasi rolet e tij si dublant janë të shumta.

Image

(Kosova Sot Online)