Një bishë në palestër! Tayna pëson ndryshimin e madh brenda 1 muaji

  • 24 July 2019 - 09:14
Një bishë në palestër! Tayna pëson ndryshimin e madh brenda 1 muaji

Përveç hiteve të suksesshme e famës së madhe që ka marrë, reperja Tayna është komentuar shpesh edhe për format seksi trupore, për të cilat e kanë akuzuar se ka ndërhyrje.

Mirëpo, nëpërmjet një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, reperja ka treguar njëherë e mirë se gjithçka që ajo ka bërë për të pasur forma bombastike, është puna e pastër në palestër.

Tayna ka publikuar një kolazh me video nga ditë të ndryshme ku tregon se po ushtrohet intensivisht dhe në dallim nga të tjerët, reperja ka synuar që gjatë kësaj periudhe të shëndoshet.

“Fitova 7 kilogramë për 1 muaj.”- shkruan ajo krahas videos ku është i dukshëm ndryshimi.

“Edhe me koncerte çdo natë, s’ka m’u nal.”- vazhdon Tayna në postim.

Vetëm 1 muaj më parë, reperja publikoi këngën e saj më të re të titulluar “Caliente”, ku tërhoqi vëmendjen me format seksi dhe lëvizjet tërheqëse në klip.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna) on

(Kosova Sot Online)