Dhurata Dora arrin suksesin e radhës, ‘Zemër’ vlerësohet me çmimin e rëndësishëm

  • 24 July 2019 - 10:32
Dhurata Dora arrin suksesin e radhës, ‘Zemër’ vlerësohet me çmimin e rëndësishëm

Bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe Soolking u publikua në muajin prill, por që nga ajo kohë, ‘Zemër’ vazhdon të dëgjohet në të gjitha vendet e botës. Në vetëm disa ditë pas publikimit, kënga zuri vendin e parë si ‘trending’ në disa shtete, ndërsa pas një muaji arriti 100 milionë klikime.

Mbrëmjen e djeshme, Dhurata dhe reperi algjerian ndanë lajmin se bashkëpunimi i tyre kishte marrë çmimin ‘Gold Internationals’ për shkak të numrit të lartë të klikimeve.

Kjo është hera e parë që një artiste shqiptare vlerësohet në këtë mënyrë, ndërsa përsa i përket këngës ‘Zemër’, vazhdon të mbetet një ndër këngët më të pëlqyera në Shqipëri dhe disa vende të tjera të botës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on

(Kosova Sot Online)