Ups! Rrahje masive në club, reperja e njohur shqiptare detyrohet të anulojë koncertin

  • 24 July 2019 - 10:51
Ups! Rrahje masive në club, reperja e njohur shqiptare detyrohet të anulojë koncertin

Për shkak të mungesës së sigurisë në clubin ku reperja Melinda Ademi do të performonte, në publik ka nisur një sherr i madh i cili e ka detyruar reperen të anulojë koncertin.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka njoftuar fansat se s’ka mundur dot të dalë në skenë pas kësaj ngjarjeje dhe është munduar të qetësojë situatën e agravuar.

“Për fansat e mi në Stubëll. M’falni qe skom mujt me dalë n’skenë per shkak t’rrahjes masive, sepse n’klub nuk ka pas asni sigurim. Mbrojeni rininë. Thuajini jo dhunës”- shkruan Melinda në postimin e saj në Instastory.

Kujtojmë se projekti i fundit i Melindës erdhi vetëm një muaj më parë dhe kënga e titulluar “Pika Pika” ka arritur tashmë 10 milionë klikime në Youtube.

Image

(Kosova Sot Online)