Bebe Rexha u tregon të huajve si të bëjnë fërgesë shqiptare, jep edhe recetën

  • 24 July 2019 - 12:43
Bebe Rexha u tregon të huajve si të bëjnë fërgesë shqiptare, jep edhe recetën

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka treguar së fundmi se ajo është një amvisë shumë e mirë.

Bebe ka postuar shpeshherë në profilin e saj në “Instagram”, video teksa shfaqet duke gatuar. E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku ka treguar për fansat e saj të huaj dhe shqiptarë se si bëhet fërgesa.

“Kjo është një pjatë shqiptare, quhet speca me gjizë ose me djathë, si të doni. Gjithçka që duhet të bëni është të merrni pak bukë, ta prisni, merr pak nga gjiza dhe specat dhe vendoseni mbi të. Po ju them, kjo është gjëja më e mirë që do hani në jetën tuaj. Më besoni”, dëgjohet të thotë këngëtarja me famë botërore, teksa në fund jep edhe recetën.

 

Bebe Rexha u tregon të huajve si të bëjnë fërgesë shqiptare, jep edhe recetën on Vidnews.

Bebe që në daljen e saj të parë, e ka pranuar hapur origjinën e saj dhe gjithmonë nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, flet me krenari për vendin e saj.

Image

(Kosova Sot Online)