Shtatzënë për herë të dytë? Tuna zbulon të vërtetën: Tian do të…

  • 25 July 2019 - 07:57
Shtatzënë për herë të dytë? Tuna zbulon të vërtetën: Tian do të…

Prej disa javësh është përhapur në media lajmi se këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, është në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Aludimet për këtë shtatzëni të dytë të Tunës, lindën nga disa fotografi të këngëtares në “Instagram”, ku ajo duket me disa kilogramë më shumë.

Së fundmi, Tuna ka vendosur që të reagojë në lidhje me këto lajme, duke i mohuar kategorisht.\

E kontaktuar nga “Anabel”, ajo ka zbuluar se nuk është shtatzënë dhe Tian do të vazhdojë të jetë fëmija i vetëm i familjes.

Kujtojmë se këngëtarja pas lindjes së djalit, vendosi që të largohej nga profesioni për gati 3 vite dhe të rikthehej fuqishëm me një album që u prit mjaft mirë nga publiku.

(Kosova Sot Online)