‘Zhade’ rikthehet në ekranin shqiptar me një super serial të ri

  • 25 July 2019 - 09:06
‘Zhade’ rikthehet në ekranin shqiptar me një super serial të ri

Kanë kaluar shumë vite që nga transmetimi i një prej telenovelave më të ndjekura braziliane me titull “Kloni”, ku personazhi kryesor Zhade fitoi vëmendjen dhe dashurinë e të gjithë publikut. Nëse ju ka marrë malli për Zhaden, ju njoftojmë se shumë shpejt ajo do rikthehet në ekranin shqiptar me një serial të ri.

Pas mbarimit serialit “Dyshja fantastike”, në sezonin e ri televiziv do nisë një serial brazilian dhe është pikërisht “Segundo Sol”.

Giovanna Antonelli e cila dikur luante Zhaden, në këtë serial do luajë rolin e një gruaje me dy fëmijë, e braktisur nga bashkëshorti.

(Kosova Sot Online)