‘A je për trileqe’ para fëmijëve, Fjolla ndal komentet në Instagram pas kritikave dhe fyerjeve

  • 25 July 2019 - 11:38
‘A je për trileqe’ para fëmijëve, Fjolla ndal komentet në Instagram pas kritikave dhe fyerjeve

Fjolla Morina është bërë temë diskutimi pas paraqitjes së mbrëmjes së djeshme në Skenderaj.

Modelja e cila tash e sa vite po mundohet të gjejë suksesin në tregun e muzikës shqiptare është ftuar për të performuar në një koncert të organizuar nga komuna e Skenderaj.

Fjolla në këtë koncert, ku shumica e pjesëmarrësve ishin fëmijë, është shfaqur në një veshje që i zbulonte shumë nga trupi.

Me gjoksin jashtë, Fjolla dridhej e kërcente para fëmijëve, e sikur kjo të jetë pak, ajo këndoi edhe këngën ‘Trileqe’ që e ka në bashkëpunim me Elinel.

Ajo në këtë këngë është shoqëruar në këndim nga fëmijët dhe shfaqej shumë e lumtur që ata ia dinin tekstin e kësaj kënge që nuk është aspak për fëmijë.

E pikërisht këtë video ajo e ka postuar me krenari në Instgramin e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on

 

Image
Image

(Kosova Sot Online)