Flet Fjolla Morina, ja çfarë thotë për ‘cullakun’ në Drenicë

  • 25 July 2019 - 12:07
Flet Fjolla Morina, ja çfarë thotë për ‘cullakun’ në Drenicë

Si shumë nga këngëtarët kosovarë, edhe Fjolla Morina ka nisur të mbajë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. Mbrëmë ajo ishte në Skenderaj. Aty ku u paraqit me një veshje që po cilësohet si provokative, sidomos për faktin që aty kishte fëmijë. Fjolla për veshjen u kritikua nga figura të ndryshme në Kosovë. Mirëpo ajo në një deklaratë ka thënë se vendi duhet të ecë përpara. E artistët duhet të mos gjykohen me anë të veshjes por për vokal. Thotë se për koncertin u pagua mjaftë shtrenjtë.

Doli gjysmë e zhveshur përballë një publiku i cili kryesisht ishte i përberë nga fëmijët. Me një veshje që ia vinte në pah gjoksin e kofshët, Fjolla dridhej e kërcente para fëmijëve.

E për performancën e cila zgjoi reagime të shumta  ka folur vet këngëtarja. Ajo thotë se nuk shqetësohet aspak për komentet e të tjerëve duke e cilësuar paraqitjen e saj si artistike. 

“Duhet me ecë përpara, mos me u merr me veshjet. Drenica sidomos Skënderaj ish ba sikur Prishtina. Veç unë kam qenë në koncert. Kam performu veç vet. I gjithë publiku kish qenë i imi. Kush e ka organizu nuk e di. Menaxheri është marrë me organizimin. Sa jam pagu nuk mundem me tregu, por shifrat kanë qenë të mëdha”, tha Morina.

Ajo thotë se kosovarët duhet të ecin përpara. Fjolla e ka krahasuar veshjen e saj me të Rita Orës. Mirëpo thotë se për veshjen e Ritës nuk reagoi askush.

”Njeriu unë mendoj se dashurinë e jep me këndim edhe me zemër. Edhe Rita Ora a erdhi me këndu. A kishte fëmijë, e luajti shotën. Ishte e veshur gjithë e ngjitur. Unë kam pas edhe geta, hallohopke”, thotë Fjolla.

E për prezencën e fëmijëve në koncert dhe për paraqitjen e saj, Fjolla thotë se organizatorët i kanë vënë fëmijët përpara. Por publikun e ka pasur të gjithin për vetë. Deklaron se të gjithë kanë shkuar për ta parë performancën e saj.

“Fëmijët i kanë lan përpara. Drenica e meriton me u ba kryeqytet si Prishtina”, deklaron Fjolla.

Media ka biseduar me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtakun. Ai tha se nuk ka qenë pjesëmarrës në koncert dhe me organizim është marrë Qendra Rinore.

I pyetur se si e komentoni performancën e Fjolla Morinës +18 para fëmijëve, ai tha se fëmijë ka çdokund, jo vetëm në Skenderaj.

“Çdokund ka fëmijë, nuk ka veç në Skenderaj. Qendra rinore është marrë me atë punë”, tha Lushtaku.

Lushtaku tha se nuk është marrë me reagimet e njerëzve për performancën e saj.

“Nuk kam qenë pjesëmarrës në koncert, mirë ka qenë me pas shku po s’kam shku…As si kom pa as reagimet. ajo është këngëtare”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)