Tayna nuk ndalet! Këngëtarja ka gati surprizën e madhe me të cilën pritet të bëjë namin

  • 25 July 2019 - 12:38
Tayna nuk ndalet! Këngëtarja ka gati surprizën e madhe me të cilën pritet të bëjë namin

Ditën e djeshme Tayna koncertin e radhës e ka pasur në Strugë ku ka dhuruar një performancë elektrizues për publikun.

Nëpërmjet postumeve në Instagram këngëtarja ka treguar se fansat e saj në këtë qytet e kanë pritur mjaft mirë dhe kanë kënduar së bashku me të hitet e saj më të suksesshëm.

Në këtë koncert Tayna është shfaqur e veshur sportive, me atlete dhe flokët e shkurtër.

Në fund të mbrëmjes reperja ka ndarë me fansat një surprizë të madhe, e cila me siguri do i gëzojë të gjithë.

Burime për ‘Iconstyle’ kanë treguar se në fund të koncertit, ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të hedhë në treg dy projekte të reja muzikore.

Më këto këngë ajo ka premtuar se do të bëjë namin dhe të gjithë mezi po presim t’i dëgjojmë.

Tayna është ndër këngëtaret e reja të tregut muzikor shqiptar dhe brenda pak kohësh ja ka dalë të futet fuqishëm.

Në pak kohë ajo numëron me mijëra klikime në Youtube dhe fansat e saj nuk janë të paktë.

(Kosova Sot Online)