“Më dukej sikur trupi nuk ishte i imi”, Beyonce zbulon dietën që e riktheu në formë në kohë rekord

  • 25 korrik 2019 - 13:57
“Më dukej sikur trupi nuk ishte i imi”, Beyonce zbulon dietën që e riktheu në formë në kohë rekord

Beyonce ka zbuluar publikisht vuajtjet që ka kaluar për të rikthyer veten në formë, pasi shtoi shumë kile dhe nuk po duronte më veten. Eksperiencën e ka ndarë me të gjithë me të anë të një videoje duke treguar detajet e dietës që e bëri të duket perfekte në kohë rekord. Beyonce shfaqet në gjendje goxha shqetësuese në video duke parë peshoren që shënonte plot 80 kg.

Në përpjekje për t’u rikthyer në formë për ‘Coachella’, ylli i muzikës pop ka përdorur dietën ’22 Days Nutrition’, e cila bazohet në ushqyerjen me bimë të ndryshme. Qëllimi i saj ishte që kostumi i ‘Wonder Women’ t’i bënte dhe në fund ja ka arritur. Dieta është kombinuar me stërvitje intensive, si e vetmja mënyrë për ta rikthyer këngëtaren në formë. Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë të shpejtë si të dobësoheni mos e humbni këtë video! 

(Kosova Sot Online)