Super elegante! Kim Kardashian shkëlqen në takimin në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump

  • 26 July 2019 - 13:07
Super elegante! Kim Kardashian shkëlqen në takimin në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump

Ditën e enjte Kim Kardashian ka bërë një takim me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe veshja e saj është e gjitha ajo që duhet të shihni.

Si gjithmonë 38-vjeçarja është kujdesur në maksimum për një paraqitje te denjë dhe duket se ja ka dalë.

Bukuroshja ka zgjedhur të veshë kostum bezhë të kombinuar mjaft mirë me flokët dhe detajet e tjera.

Kjo veshje e bënte Kim-in të dukej super elegante dhe të gjithëve na mbetën sytë tek ajo.

Kim shoqërohej nga vajza e saj e madhe, North West, e cila gjithashtu ka shkëlqyer me fustanin e saj të bardhë.

Takimi ka zgjatur për orë të tëra dhe ende nuk është bërë e ditur arsyeja, megjithatë mediat e huaja shkruajnë se kjo ka të bëjë me karrierën e Kim si avokate.

Thuhet se takimi ka lidhje me reperin A$AP Rocky, i cili akuzohet për një sulm në Suedi.

Image

(Kosova Sot Online)