Zbulohet kush ja ka ‘rrëmbyer’ zemrën dhe e vërteta e dasmës se Bebe Rexhës

  • 27 July 2019 - 10:34
Zbulohet kush ja ka ‘rrëmbyer’ zemrën dhe e vërteta e dasmës se Bebe Rexhës

‘Dua ta mbaj sekret' shkruajti në postimin e djeshëm këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha në videon që publikoi.

Ajo shfaqej me vellon e bardhë e lumtur dhe e gjitha kjo i bëri konfuz të gjithë ndjekësit e saj.

Teksa rrjeti po ziente nga ky lajm, Bebe vazhdoi ta shtonte edhe më shumë kureshtjen e të gjithëve, duke treguar në Instastory momente nga dasma e fshehtë, e cila mesa duket është mbajtur më datën 12 të këtij muaji.

Image

Në njërin prej postimeve, ajo publikon mashkullin bukurosh që i ka vjedhur zemrën, mirëpo nuk na e ka treguar emrin e tij.

Por si qëndron e vërteta e kësaj video dhe atyre të publikuara në ‘Instastory’ nga Bebe?

Sipas ‘ET’, bëhet fjalë për videoklipin e këngës së saj më të re në bashkëpunim me Jax Jones, ‘Harder’.

Ky i fundit ka publikuar një status në ‘Tëitter’ ku ka vënë në dijeni fansat se xhirimet e videoklipit kanë nisur, gjë që na kthen sërish tek postimet e Bebe Rexhës në ‘Instagram’.

‘Harder’ u publikua fundjavën e kaluar, pa një videoklip origjinal, por gjithsesi u prit shumë mirë nga të gjithë fansat e dyshes.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

(Kosova Sot Online)