Pas koncertit madhështor, ky është mesazhi i Unikkatilit për shqiptarët

  • 28 July 2019 - 14:23
Pas koncertit madhështor, ky është mesazhi i Unikkatilit për shqiptarët

Të shtunën mbrëma në Mitrovicë është mbajtur koncerti i reperit Unikkatil

Unikkatil ka kënduar hitet e tij mbrëmë në Mitrovicë para fansave të tij nga e tërë Kosova.

Bashkë me reperin në këtë koncert kanë kënduar edhe disa prej emrave të njohur të estradës shqiptare.

Pas këtij koncerti, ai ndau me ndjekësit një video në Instagram me mbishkrim “Faleminderit shqipet e mija. Ju du!!!”.

Përveç Unikkatilit, këngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza, ishte ajo që e ndezi atmosferën në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ajo këndoi këngën “Jo nuk ndahet Mitrovica”, këngë kjo e cila e ndezi atmosferën dhe bëri që i tërë publiku të këndojë bashkë me të.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Unikkatil (@unikkatilofficial) on

(Kosova Sot Online)