Elvana sapo na tregoi një copëz nga kënga e re dhe vjen era hit!

  • 29 July 2019 - 08:28
Elvana sapo na tregoi një copëz nga kënga e re dhe vjen era hit!

Pas rikthimit të saj në tregun muzikor, Elvana Gjata nuk është ndalur së surprizuari fansat e saj.

Këngëtarja herë pas here ka ardhur me projekte të reja muzikore, të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku dhe kohët e fundit ka punuar për një këngë të re.

Elvana duket se e ka çdo gjë gati dhe pak minuta më parë ka publikuar në Instastory një frekuencë nga kënga dhe klipi.

Këngëtarja ka zbuluar një copëz të shkurtër në mënyrë që t’i lëri vend imagjinatës.

Nga melodia duket se kemi të bëjmë me një këngë verore, e cila me siguri do të kthehet në hit.

Kënga më e fundit e Elvanës është “Fustani”, e cila ishte bashkëpunim me këngëtarin e hiteve Capital T.

(Kosova Sot Online)